Fermerët e qershive në juglindje të vendit duket se nuk po i gëzohen dot çmimit të lartë të qershive këtë vit. Ata shprehen se çmimi i lartë është diktuar nga prodhimi i ulët për shkak të ngricave të paparashikuar që ndodhën kur pemët ishin në fazën e lulëzimit.
“Nga katër mund të shkojë tre e gjysmë. Ka qenë pesë. Sivjet të luten. Vjet i luteshim ne, i ndiqnim prapa, sivjet na luten ato.
“Deri tani çmimi ka qenë i mirë, por nuk jemi të kënaqur për arsye se nuk ka prodhim. Është shumë i dobët prodhimi, ja qershitë janë bosh, janë shumë të rralla.”
Por çmimet me të cilin fermerët ua shesin qershinë tregtarëve nuk krahasohet me çmimin që qershia del në treg për konsumatorët.
“Nuk diskutohet. Pa dyshim. Sepse tregtarët abuzojnë se janë ata që vendosin çmimin, e kontrollojnë tregun.”
“Po sot është katër mijë lekë. Nuk e kam idenë sesi funksionon tregu andej. Thonë ka 12. Ka 10, ka 8. S’jam unë ai që e bëj atë.”
Duket se kultivuesit e qershive ne zonat me te ulëta te vendit kane dalë më të fituar këtë vit, pasi edhe dëmet i kanë patur më të vogla ndërsa çmimi edhe në këto zona ka qenë i lartë. (A2 Televizion)