Banorët e zonës së Sulovës në bashkinë e Cerrikut jetojnë kryesisht me bujqësinë dhe blegtorinë po pavarësisht mundit dhe dedikimit ndër vite nuk ia kanë dal që të zhvillojnë punën e tyre.
Janë rreth 1500 fermerë në këtë zonë që merren me kultivimin e kulturave të ndryshme sin ë sera,në pentari apo edhe në rritjen e bagëtive te imta e të trasha por pavarësish kësaj numri I subvencioneve nga shteti në këtë zonë është shumë i ulët . Fermerët thonë se tashmë e kanë humbur besimin tek kjo skemë mbështetjeje dhe nuk e marrin më mundin të aplikojnë pas zhgënjimeve të mëparshme.
Administratori I njësisë administrative në Mollas shprehet se skema e aplikimit është e vështirë dhe shumë prej fermerëve nuk kanë as informacionet e duhura. Sipas tij duhet të kishte ekipe në terren nga AZHBR që të informoj fermerët.
I vetmi I cili ka përfituar subvencionim nga shteti për bagëtitë e imta është fermeri Bujar Gorica I cili ka rreth 160 krerë bagëti të imta.
Bujari tregon se rritjes dhe mbarshtrimit të tyre I ka dedikuar jetën dhe se të rrisësh këto bagëti është punë e mundimshme që ka edhe kosto ekonomike. Ai punon së bashku me bashkëshorten për rritjen e tyre.
Për shkak të kritereve të shumta që kërkohen për subvencionim shumë fermerë në këtë zonë kanë hequr dorë jo vetëm nga aplikimi por gjithashtu edhe puna në bujqësi. Me rritjen e çmimit të naftës dhe plehrave kimik për ta është bërë shumë e vështirë puna në bujqësi e blegtori./Elbasani flash