Ndonëse ndodhen vetëm 7 km nga qyteti i Elbasanit dhe dikur në zonë ka patur ujë të bollshëm, në këto 30-të vite demokraci fermerët e Vidhasit në Elbasan nuk kanë pasur ujë për vaditje.
Në mënyrë private janë përpjekur të vadisin tokat e tyre, por kostoja nuk e justifikon aspak fitimin. Kjo ka qënë dhe arsyeja kryesore thonë fermerët që disa i kanë kthyer sytë te emigacioni ndërsa të tjerë i kanë lënë tokat djerrë. Pavarësisht premtimeve në gjithë këto vite , në zonë mbizotëron thatësira
Ish kryetari i shoqatës së vaditjes thekson se në vitin 2003 banorët paguan 10% të vlerës së projektit që do të financohej nga Banka Botërore, por paratë u zhdukën dhe investimi nuk u krye. Tregon korosponencën në gjithë këto vite me organet drejtuese dhe indiferentizmin e hasur.
E pyetur për këtë fakt drejtoria e shërbimeve publike në Bashkinë e Elbasanit bën me dije se është parashikuar të ndërhyhet së shpejti, por pa dhënë afate konkrete./
ELBASANIFLASH