Në zonën e Topojë-Seman në bashkinë e Fierit fermerët kanë nisur korrjen e grurit. Sikur të mos mjaftojë ulja e sipërfaqeve të mbjella me grurë, këtë vit edhe sasia dhe cilësia lë për të dëshiruar, shkruan A2 CNN.
Për të mos folur më pas për çmimin. Vetë fermerët rendisin disa nga arsyet e kësaj situate. Jo më larg se dy vite me parë qeveria u bëri thirrje fermerëve të shtonin sipërfaqet e mbjella me drithëra si një kundërpërgjigje e luftës së nisur në Ukrainë dhe vështirësive për importin e grurit.
Por ndërsa fermerët të motivuar edhe nga premtimet për subvnecione dhe mbështetje, shtuan sipërfaqet, çmimi i grurit dhe në përgjithësi i drithërave ra shumë, ndërsa mbështetja financiare e premtuar nuk zbuti aspak dëmet ekonomike tek fermerët. (A2 Televizion)