Fermeri gjobitet rëndë pas ndërtimit të stallës pa leje/ shpërthen Braçe: Produkt i presionit të policisë e prokurorisë

0
64

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në rrjetet sociale teksa shpërndau një gjobë prej 2.625.000 lekësh me të cilën është ndëshkuar një bujk për ndërtim pa leje. Braçe u shpreh se fermeri në fjalë ka vendosur të ndërtojë një ministallë për tre lopë në hapësirën e një sere në pronësi të tij, por duke mos marrë leje dhe përfundimisht duke u ndëshkuar me gjobën e rëndë. Ai e cilësoi këtë rast si “të pushkatosh bujkun në mes të fushës”, ndërsa shtoi se ky është produkti i presionit ndaj e të policisë e prokurorisë mbi popullin e fshatit.

Braçe pati një thirrje edhe për ministrin për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, duke kërkuar që ky i fundit të kalojë ligjin që ka një vit që pret dhe që kushton më pak se “këto gjobat e çmendura”.

Reagimi i plotë:

 

A JENI NE TEREZI APO JOOO?

Eeeejjjj 2.625.000 LEKE GJOBE?
Domethene 26.250.000 LEKE GJOBE PER KETE DEPON?
26.250.000 LEKE GJOBE NE FSHAT?

Nuk di! Shoh letrat, lexoj kete shkrimin dhe shastisem;
Ka patur SERE-te vogel, si ka ecur, ka vendosur te ndertoj nje ministalle per tre lope-ne hapesiren e seres, me blloqe e cati llamarine, poooooo PA LEJE sepse LEJA KUSHTON pafund, per me teper per kete strukture qe sheh ne foto dhe per kete, 26.250.000 LEKE GJOBE?!

Ju qofshi! NUK DI, E VINI MENDJEN NE PUNE A JO, por kjo eshte ta pushkatosh bujkun ne mes te fushes!

Dhe ky eshte produkti i presionit ndaj e te policise, presioni ndaj e te prokurorise mbi popullin e fshatit e zyrtaret qe duhet te therrin keshtu popullin e fshatit!!

NJE GJE KAM;
MINISTER MAZNIKU NA KALO LIGJIN QE KA NJE VIT I BERE E PRET E PRET TE MIRATOHET!
Beje se kushton shume me pak se kjo e keto GJOBAT E CMENDURA!