Fermerja e kafshëve/ Patos, arrin të rrisë tre mijë derra në një vit

0
129

Klarida Semanjaku nga fshati Sheqishtë i Bashkisë Patos prej dy vitesh ka ngritur një kompleks në rritjen dhe mbarështimin e derrave.

Me një sipërfaqe prej 960 metrash katrorë falë një financimi të përfituar nga Ipard II ,Klarida sot është sipërmarrëse e një kompleksi modern, ku që nga godina dhe deri tek ushqyerja e derrave kryhet nëpërmjet mekanikës moderne.
 

“Nga një mini-fermë që siguronte furnizim të biznesit familjar, rritëm dhe zmadhuam kapitalin nga viti në vit dhe duke parë përfitimet dhe kërkesat e shumta të tregut për mishin e gicit menduam dhe aplikuam për të zmadhuar kapacitetet për ndertimin e kësaj stallë që kemi sot”tha fermerja Klarida Semanjaku.

Ushqyerja ka një rol të rëndësishëm në përfitimin e një produkti bio ndaj dhe për këtë qëllim Semanjaku ka marrë 100 hektarë  tokë me qira që i siguron bazën ushqimore për gicat.

 “Megjithëse pjesa më e madhe e punës kryhet me transportier për ushqyerjen e gicave ne keni punësuar edhe 7 punonjës me paga të kënaqshme. Nga puna që kemi ngritur deri tani jemi të kënaqur dhe synojmë të rrisim më tej kapacitetet”tha Semanjaku.

Kjo stallë ka thënë Klarida e ka ciklin e mbyllur të prodhimit në gati 3000 krerë në një vit, që nga lindja e gicave dhe deri në therjen e mishit për treg.

 

Top Channel