Fernando Alonso rikthehet në Formula 1. Ai do të garojë për Renaultin në edicionin e vitit të ardhshëm. Kampioni i dyfishtë i botës, tashmë ka firmosur, ndërsa zyrtarizimi do të vjen së shpejti, ka njoftuar BBC.
Spanjolli Alonso tashmë në moshën 39-vjeçare, do të rikthehet te skuderia me të cilën fitoi titujt e kampionit dhe për të cilën ka garuar në dy periudha në karrierë.
Alonso është larguar nga F1 në vitin 2018, kurse do të bëj tentimin e tretë për të fituar në Idnianapolis 500 me McLarenin në gusht.
Piloti spanjoll do të jetë partner i francezit Esteban Ocon dhe do të zëvendësoj australianin Daniel Riçarardo, që do të kaloj te McLareni në fund të edicionit.
PANORAMASPORT