Fero e pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje, dy të akuzuarit tjerë deklarohen të pafajshëm

0
177

Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, është deklaruar fajtor për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Hamiti, i akuzuari Shabani e pranoi fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, të pafajshëm u deklaruan i akuzuari Avdullah Islami për veprën penale të kanosjes me përdorim të mjetit të rrezikshëm, si dhe i akuzuari Mehmet Elshani për veprën penale të sulmit, raporton “Betimi për Drejtësi”.