Reperi Fero ka dalë ditën e sotme para gjykatës pas një sherri të ndodhur në vitin 2018, në të cilin u përfshinë Mehmet Elshani, Avdullah Islami dhe Lorent Bajrami. Elshani u përfshi në një sherr me Lorent Bajramin, ndaj të cilit ushtroi dhunë fizike ndërsa reperi dhe Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metalike të rrezikshme.
Seanca është shtyrë për në 8 shtator pasi Elshani nuk është paraqitur. Konkretisht, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero ka mbajtur në pronësi një Elektroshok me bateri të firmës TË-801TYPE, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla, sipas Betimi për Drejtësi.
Fero akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë deri në 7.500 Euro ose me burgim deri në pesë vjet. /abcnews.al