Festa e Pashkëve, ja kuptimi i simbolikës së vezës së kuqe

0
85

Kur i referohemi festës së Pashkëve nuk mund të mos na shkojnë në mendje vezët e kuqe, buka e ëmbël, flaka e shenjtë, dhe mishi i qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Vezët lyhen të enjten e javës së Pashkës dhe thyhen të dielën, në meshën e madhe kur kremtohet ngjallja e Krishtit, besimtarët thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.

Por vezët thyhen dhe këmbehen edhe në familje mes pjesëtarëve të saj. Ndërsa buka e pashkës, e cila ka shije te ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

Mbi të vendoset veza e kuqe një tjetër simbolikë është e kesaj feste është edhe marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që iu jepet besimtarëve dhe simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme. Pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qengjit që simbolizon Jezu Krishtin, i cili u sakrifikua për mëkatet e njerëzve.

Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke uruar “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shpreh më shumë frymën e periudhës së Pashkës është përshëndetja “Krishtit u ngjall” dhe si përgjigje ka “Vërtet u ngjall”.

Data e Pashkëve llogaritet në bazë të kalendarit hënor dhe kjo ndryshon sipas viteve. Për katolikët gjithmonë bie të dielën, sepse, sipas ungjijve, Jezu Krishti u ngrit ditën e parë pas të shtunës. Në veçanti, Pashkët bien të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të pranverës: duke qenë se pranvera fillon me ekuinoksin, më 21 mars, festa mund të bjerë midis 21 marsit dhe 25 prillit, varësisht nga viti.