Festa fetare kthehet në tragjedi, mbyten 46 persona

0
49

Një festë hindu është kthyer në tragjedi në Indi, ku nga disa zona të vendit raportohen se të paktën 46 persona janë mbytur gjatë ritualeve të ndjekura.

Sipas mediave, pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë, teksa ata u mbytën teksa ishin duke notuar në lumenj dhe në liqene në veri të Indisë.

Lumenjtë dhe liqenet ku u mbajtën ritualet kishin prurje të shumta për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që kishin përfshirë vendin ditët e fundit, shkruan A2.

Qeveria njoftoi se do të dëmshpërblejë familjet e viktimave në shumën prej 400,000 rupi. (A2 Televizion)