Festa me më pak shpenzime, qytetarët pranojnë se kanë kursyer, sytë nga 2021

0
183

Festa e Krishtlindjes këtë vit erdhi më e vakët për tryezat e shqiptarëve. Qytetarët e shumë thonë se kjo periudhë e bukur e vitit nuk ishte aspak e favorshme për të menduar për festë apo për tu bashkuar me të afërmit si zakonisht.

Qytetarja: Jo shumë të gëzueshme. Për shkak të pandemisë, për shkak të varfërisë që është në rritje.

Madje thonë se kanë bërë shumë më pak shpenzime se një vit më parë. Kjo pasi gjendja ekonomike ka rënë si pasojë e pandemisë.

Qytetarja: Patjetër më pak, se është kufizuar, nuk e bëjmë dot atë jetën sociale që kemi bërë

QytetariEdhe nuk kemi pasur por edhe jemi shtrënguar.

Disa thonë se atmosfera festive nuk është ndjerë pothuajse fare. Madje është dukur si kohë e zakonshme.

Qytetari: Më duket si ditë e zakonshme. Nuk ka ndonjë ndryshim. Siç ka qenë para dy javësh ashtu është dhe tani.

Pas tronditjes dhe izolimit nga gjendja e jashtëzakonshme prej virusit Covid 19, duket se shqiptarët festën ia kanë lënë me shpresë Krishtlindjeve të vitit që vjen.

Ora news