Festat e fundvitit/ Rradhë për kalimin e mjeteve në pikën kufitare të Qafë Thanës

0
2

Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve.

Dhjetra shtetas nga Maqedonia e Veriut po hynë drejt shtetit shqiptar, duke krijuar rradhë të gjata dhe pritje të cilat shkojnë deri në një orë.

Nga autoritetet bëhet e ditur se shkak është bërë pala maqedonase e cila nuk punon me procedurë të përshpejtuar duke krijuar kështu pritje për udhëtarët. Gjithashtu, mësohet se po punohet me 3-4 sportele në hyrje të Shqipërisë.

Me afrimin e festave të fundvitit është rritur dhe numri i kalimeve në doganat e juglindjes, ku të shumta janë shtetasit të cilët kanë hyrë në drejtim të vendit tonë brenda pak ditësh. / abcnews.al