Festat e Fundvitit, rritet fluksi i pasagjerëve në Portin e Vlorës

0
2

Fluksi i pasagjerëve në Portin e Vlorës po shënon rritje në ditët e fundit të vitit.Gjatë mëngjesit të së dielës kanë mbërritur në Vlorë 692 pasagjerë dhe 147 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë, për festat e fundvitit.
Dhjetëditëshi i fundvitit 2025 ka sjellë një fluks të shtuar në këtë port, ku qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit po kthehen për të kaluar festat pranë familjeve të tyre. Një ditë më parë në Portin e Vlorës kanë mbërritur 288 pasagjerë.
Autoritetet portuale bëjnë me dije se lëvizjet pritet të vijojnë me intensitet edhe në ditët në vijim. Parashikohet që piku i fluksit të regjistrohet në datat 23–24 dhjetor, si dhe në periudhën 26–29 dhjetor, kur numri i udhëtarëve dhe automjeteve do të jetë më i larte.