Festë dhe luftë në Elbasan Arena, tifozi me pranga në duar mes stolave të thyer të stadiumit

0
318

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës u shndërrua sërish në një arenë “lufte”.  Me fitoren e Tiranës, tifozët bardheblu nisën festën për titullin kampion, ndërsa tifozëria e Partizanit e zhgënjyer nga humbja theu stolat e stadiumit “Elbasan Arena”.

Mes stolave të thyer edhe ky tifoz i shtrirë në tokë (shikoni fotot).Me pranga në duar ai mbahet nga një efektiv që duket se kërkon ndihmë nga kolegët.

Për të qetësuar gjendjen, policia përdori gazin lotsjellës.

Tirana u shpall sot kampione për herë të 26 pasi ka mundur me shifrat 2-1 Partizanin në derbi, duke siguruar matematikisht vendin e parë në këtë sezon.

Festë dhe luftë në Elbasan Arena,  tifozi me pranga në duarFestë dhe luftë në Elbasan Arena,  tifozi me pranga në duarFestë dhe luftë në Elbasan Arena,  tifozi me pranga në duarFestë dhe luftë në Elbasan Arena,  tifozi me pranga në duar