Festë e madhe në familjen mbretërore, Mbretëresha Elizabet dhe Filipi festojnë 73 vjetorin e martesës

0
254

Britania e Madhe është në festë, duke qenë se Mbretëresha Elizabeth II dhe Philip, Duka i Edimburgut festojnë 73 vjetorin e martesës.

Ata u celebruan më 2 nëntor 1947 teksa dasma u shoqërua me festime në Westminster në Londër.

Në atë kohë Elizabet ishte një princeshë 21-vjeçare dhe Filipi një oficer marine 26-vjeçar.

Ceremonia u ndoq nga të gjitha shtëpitë mbretërore në botë. Mijëra njerëz dolën në rrugët dhe sheshet e Londrës për të parë çiftin e ri mbretëror dhe për herë të parë ceremonia u regjistrua dhe transmetua në kanalet BBC.

Tashmë Elisabet është 94 vjeç dhe Duka i Edimburgut është 99 vjeç.

Ajo ka qenë gjithmonë e zënë me jetën zyrtare, Filipi i zënë me edukimin e fëmijëve të tij. Së bashku ata vizituan çdo cep të ish-kolonive dhe më gjerë, takuan udhëheqësit më të rëndësishëm në planet, morën pjesë në çdo lloj inaugurimi.

ora news