
Pas Partizanit, Vllaznia është skuadra e dytë që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët triumfuan ndaj Elbasanit pas penalltive, për shkak se 120 minutat lojë u mbyllën në barazim spektakolar 3-3.
Vllaznia kaloi e para në avantazh në minutën e 16-të, pas një autogoli të Bledar Lilës.
Megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe përmbysën gjithçka, falë dopietës së shënuar nga Xhonatan Lajthia.
Vllaznia barazoi shifrat me Gurishtën në minutën e 57-të. Krymi riktheu avantazhin e vendasve në minutën e 91-të, duke krijuar idenë e kualifikimit, por vetëm 2 minuta më vonë, Olberkis barazoi për 3-3, duke e çuar sfidën në shtesa dhe më pas te penalltitë.
Nga “ruleta ruse”, më e saktë u tregua skuadra e Vllaznisë, për të siguruar kualifikimin.
