Festime larg tryezës së familjes, rriten ndjeshëm edhe prenotimet jashtë vendit

0
1

Jo vetëm në Shqipëri pranë tryezës së ngrohtë familjare, festimi i krishtlindjeve por dhe natës së ndërrimit të viteve do t’i gjej shumë qytetarë shqiptarë jashtë vendit.

Me ofertat e prezantuara që muaj më parë, operatorët turistik tregojnë se një pjesë e mirë e prenotimeve janë kryer, ndonëse të pritshme janë dhe ato në moment të fundit.

“Shtetet që kanë preferuar më shumë kanë qenë Spanja  Austria Çekia, Franca kanë një organizim shumë të mirë për periudhën e festave se fillojnë një muaj para dhe atmosfera ndihet,” shprehet Florinda Zani, operatore turistike.

Ndonëse në Shqipëri paketat përfshijnë një shumëllojshmëri, festimi i ditëve të fundit të vitit jashtë vendit përfshin më pak  opsione por më shumë mundësi për të vizituar vendet e përzgjedhura.

Teksa tradita e do që të gjithë të festojmë në një mënyrë apo një tjetër, shqiptarët këtë vit për do të paguajnë 15-20% më shumë.

“Në Europë nuk i kanë darkat e përfshira por në vendet is Greqi, Mali Zi Maqedoni i kanë të përfshirë këto dy festa të rëndësishme  Ndryshe nga Europa Shqipëri ofrojnë ose të treja vaktet ose mëngjesin dhe darkën gala. Në varësi të yjeve të hotelit mund të fillojnë nga 40 euro deri në 100 euro për person.”

Jashtë preferencave të shqiptarëve nuk mbeten edhe vendet e rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Kroacia.