Festivali Folklorik Kombëtar/ Sot në skenë ngjitet Elbasani

0
204

Festivali Folklorik Kombëtar vijoi në natën e tij të pestë me grupet e qarqeve të Fierit dhe Shkodrës që u prezantuan me prurje të hershme të traditës, këngë dhe ritme vallesh të sjella në të gjitha festivalet folklorik

Lojërat popullore, këngët humoristike dhe ato të dashurisë ishin përzgjedhur nga qarku i Fierit në një ndërthurje dinamike dhe plot ngjyra.

Artistët treguan se koha për tu përgatitur ka qenë e pamjaftueshme dhe se tradita folklorike është mbrojtur dhe zhvilluar  tërësisht nga artistët.  Edhe qarku i Shkodrës solli në festival disa nga motivet më të hershme të traditës së këngës dhe valles, ritualeve të jetës, dhe rapsodi patriotike.

E veçanta e tij ishin instrumentat bazikë të huazuar nga natyra, tradita e hershme baritore e maleve dhe një instrumentist që luan në gjethe.  Më vonë gjatë mbrëmjes festa u zhvendos në pazarin e Gjirokastrës me “Les swings” një musical Cabaret nga Franca dhe u përmbyll deri pas mesnate me Ylli Bakën dhe Era Rusin.

Nata e gjashtë pritet të sjellë në skenë qarkun e Elbasanit si dhe muzikë nga grupe të diasporës shqiptare. Endri dhe Stefi pritet të përmbyllin mbrëmjen sërish në pazarin e qytetit.

 

Top Channel