Disa punonjës të fabrikës së kompanisë Jura në Fier janë asfiksuar nga kimikatet dhe po dërgohen në spital. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa pritet një njoftim zyrtar. Jura është një kompani koreane për prodhimin e pajisjeve të makinave që ka hapur filialin pesë vite më parë në Fier./abcnews.al