Një burrë është gjetur i mbytur në një kanal në zonën e njohur si Drizë Myrteza, në Fier.
Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në brendësi të një kanali të mbuluar me ferra. Dyshohet se viktima është rreth 57 vjeç me iniciale F.M.
Pranë vendit të ngjarjes ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse.
Paraprakisht mendohet se viktima ka rënë na kanal. Trupi i pajetë nuk është nxjerrë ende nga kanali.
|
||||||
|
|
|||||
![]() |
|||||
|