Ka mjaftuar vetëm 30 minuta shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër mesditën e sotme, për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier. Fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme vecanërisht në bujqësi dhe pemëtari ndërkohë që dëme të mëdha pësojnë nga breshëri. Kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi pasi i gjithë investimi i tyre shkoi dëm vetëm për disa minuta ndërkohë që bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për të siguruar jetesën.