FIFA është e vendosur për ta zhvilluar Botërorin çdo dy vite. Ka qenë Presidenti i FIFA-s, Gianni Infatino, ai i cili e ka parë këtë eveniment gjigant si frytdhënës jo vetëm për të, por kryesisht për federatat e vogla që do të përfitonin shuma marramendëse.
Sipas tij, problemi i vetëm mbetet për disa vende që do t’u duhet të ndryshojnë kalendaret ndërkombëtare, çfarë mund t’u sjellë probleme financiare me sponsorët apo kontratat e ndryshme.
Megjithatë, FIFA mendon se të ardhurat që priten nga Kupa e Botës nuk do të krahasoheshin me humbjet dhe është gati të sigurojë financime e fonde deri në 25 milionë dollarë për secilën federatë.
Çdo federatë do të përfitojë deri në 16 milionë dollarë në katër vite, për të mbuluar shpenzimet dhe ndryshimet e kalendarit ndërkombëtar, për të siguruar që Botërori të zhvillohet çdo dy vite. Plus 9 milionë dollarë fonde për projekte e investime.
Pjesë e kësaj është dhe Shqipëria, që mund të përfitonte 25 milionë dollarë çdo katër vite nga ky projekt, por, siç mësohet, vendi ynë ka dalë kundër planit të Infantinos.