Vendimi për lançimin e shiritave me mesazhe të ndryshme sociale është marrë nga FIFA pak para fillimit të Kupës së Botës në Katar, duke dashur të pengojë disa skuadra (Angli, Gjermani, Holandë, Belgjikë) të përdorin të tyret për të mbështetur komunitetin LGBT+.
Nisja do të bëhet në tre ndeshjet e para të grupeve me mesazhet “Futbolli bashkon botën”, “Shpëtoni planetin” dhe “Mbroni fëmijët, ndajini vaktet”.
Në ’16’ mesazhi do të jetë ‘Edukim për të gjithë, futboll për shkollat’, në çerekfinale do t’i lërë vendin ‘Pa diskriminim’ dhe në gjysmëfinale do të shkruhet ‘Rri aktiv, sill ndryshim’. .
Shiriti i vogël dhe i madh final do të mbajë mesazhin: “Futbolli është gëzim, pasion, shpresë, dashuri dhe paqe. Futbolli bashkon botën”.