FIFA reagon ashpër: Zero tolerancë, dënojmë fort incidentet në “Air Albania”, paralajmërim për masa të rrepta

0
181

Ngjarja e djeshme ku tifozët hodhën sende dhe shishe ndaj lojtarëve të Polonisë do të ketë pasoja të rënda ndaj Shqipërisë.

FIFA ka bërë të ditur se do të hetojë gjithçka që ka ndodhur në “Air Albania” bashkë me incidentet e rënda në “Wembley” në sfidën Angli-Hungari.

Për të dyja ndeshjet dhe ngjarjet që kanë ndodhur, qeveria botërore e futbollit paralajmëron masa të forta duke dënuar ashpër ngjarjen

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.

FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi.

FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, thuhet nê reagimin e fortë nga Fifa./Ora News/.

FIFA reagon ashpër: Zero tolerancë, dënojmë fort incidentet