Fifi i vë vulën! Tregon se është ende e dashuruar por jo afër njeriut të zemrës

0
216

Para disa ditësh këngëtarja e njohur Fifi habiti të gjithë me përgjigjen e saj të fundit që dha në Instagram.

Në një bashkëbisedim që ajo ka bërë me ndjekësit e saj, ka treguar se nuk është e lidhur.

Kjo ka habitur të gjithë pasi që Fifi në çdo paraqitje të saj ka treguar se ajo është në lidhje dhe se është shumë e dashuruar, madje edhe një tatu që ajo ka në trupin e saj ka të bëjë me partnerin që ajo tashmë dashuron.

Por ajo së fundmi i ka vënë pikën kësaj duke treguar se tashmë nuk është më me të.

Në një bashkëbisedim tjetër që ajo ka bërë më ndjekësit e saj së fundmi është pyetur se kur do të martohej dhe përgjigja e Fifit ishte epike.

“Ka mrri kali, po princin se di ku ma kish lan.”

Ndërkaq pyetja që ka rënë më së shumti në sy dhe ka ngritur kureshtjen e të gjithëve ishte se a është këngëtarja përkrahë tij apo ajo.

Përgjigja e këngëtares ishte kjo:

Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë… Ama s’ka më të bukur se dashuria… thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë”, ka përfunduar Fifi.

Kjo ka bërë të kuptohet se Fifi nuk është më me djalin që dashuron duke ia vënë kështu vulën të gjitha pikëpyetjeve.

Gazeta expres