Fifi reagon për herë të parë pas aksidentit me makinë

0
261

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi është përfshirë në një aksident rrugor pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, por fatmirësisht këngëtarja nuk ka pësuar lëndime.

Lidhur me ngjarjen, këngëtarja reagoi përmes një postimi në Instagram, ku sqaron se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por ka patur vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

Nanusha… është e vërtetë puna e aksidentit. Mos u shqetësoni, kishte thjesht dëme materiale. Unë jam mirë“, ka shkruar këngëtarja në Instastory duke iu përgjigjur shqetësimeve të fansave. /abcnews.al/