“Fillimisht vaksinojmë fëmijët”, Bino: Si do veprohet me dozën e tretë

0
167

Doza e tretë e vaksinës anti Covid për personat mbi 60 vjeç është hapi i radhës që pritet të nisë këtë të hënë në vendin tonë. Komiteti teknik i ekspertëve në rekomandimet e fundit të saj vendosi marrjen e një doze të tretë të vaksinës për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë. Gjithashtu sot do të nisë aplikimi dhe marrja e vaksinës dhe të grupmosha mbi 16 vjeç, ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

Së fundmi Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka dhënë detaje rreth vaskinimit tek fëmijët, duke theksuar se vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç ku fillimisht do vaksinohen ata që kanë sëmundje kronike.

Më tej Bino shtoi se për vaksinimin e fëmijëve do të merrej miratimi i prindërve të tyre të cilët do të kishin mundësi të firmosnin në formularin e vaksinimit.

Sipas Binos fëmijët do të vaksinohen me Pfizer pasi kjo është e vetmja e miratuar për këto grupmosha.

Sa i përket dozës së tretë Bino tha se do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet.

“Vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç do të ndodhë për fëmijët që kanë sëmundje shoqëruese si, astma, sëmundje kronike të zemrës, kancer, etj. Këta janë fëmijët që do vaksinohen të parët. Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. E vetmja vaksinë e aprovuar për fëmijët është Pfizer. Komiteti nuk e pa të arsyeshme vaksinën “Coronavac”. Natyrisht aplikimi I vaksinës do të kryhet sipas udhëzimeve. Do të merren dy doza dhe më pas edhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve.

Në formular është shtuar edhe vendi për firmën e prindërve. Tek fëmijët vaksinimi anti-covid me vaksinat e tjera mund të kryhet njëkohësisht pa një afat kohor të caktuar. Për vetë faktin se vaksinat anti-covid nuk janë vaksina me virus të gjallë. Janë të përgatitura ndryshe. Kemi shifra sesa fëmijë do të marrin vaksinën në radhë të parë. Nuk është një numër I madh, pasi të mbarojmë me këtë kategori të fëmijëve, do të vaksinojmë edhe fëmijët e shëndetshëm.

Sa i përket dozës së tretë do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet. Për fruthin dhe tetanozin vaksinohemi disa herë pasi zbehet imuniteti. Për covidin kemi studime që tregojnë se pas 6 muajsh zbehet imuniteti kështu që duhet të bëhet edhe një dozë tjetër.

Për personat mbi 60 vjeç që kanë frenim të imunitetit do të jepet një dozë e tretë pas 4 apo 6 javëve.” Tha Bino./abcnews.al/