“Filloi të mendonte me të vërtetë se do fitonte”, Luizi dhe Dea bëhen ‘bashkë’ dhe tallen me Nitën

0
113

Edhe pse nuk kanë një marrëdhënie të mirë, Luizi dhe Dea mesa duket se kanë gjetur një të përbashkët me njëri-tjetrin.

Dyshja janë parë ditën e sotme teksa kanë folur për ish konkurrenten, Nita Latifi e cila u eleminua një javë para finales së madhe.

Së fundmi, këngëtarja ka pretenduar se do ishte fituese e BBV. E për këtë, nisur nga dalja e kësaa të fundit nga gara, ku dhe në prezencën e Deas, ka shfrytëzuar këtë gjë për të bërë shaka.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Dea: Filloi thoshte do shkoj në finale ”Më tha ti më ke frikë se unë do e fitoj’,

Luizi: Imagjino kaq shumë e besoi sa tha ti më ke frikë mua se unë e fitoj. Këtu arriti.

Luizi: Filloi duke thënë ju më keni frikë të gjithë në finale se më shihni si fituese. Vdiqa fare, mbarova.