Pas shumë vitesh ka filluar investimi në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit. Rreshqitja e dherave dhe e gurëve kanë qenë burim aksidentesh sidomos gjatë ditëve të shirave dhe numri I aksidentëve të ndodhura këtu ka qenë I shumtë dhe fatkeqësisht me pasoja për jetën.
Me financim të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka filluar investimi dha aktualisht po kryhen punime përgjatë malit ku po bëhen shpimet për vendosjen e mbajtëseve të rrjetës,pasi projekti parashikon si një masë parandaluese të rënies së gurëve vendosjen e një rrjete. Punimet pritet që të zgjasin rreth një muaj .
Sa I takon trafikut lëvizja e mjeteve vijon normalisht edhe pse apelohet që drejtuesit të trehohen të kujdesshëm kut të kalojnë përgjatë pjesës ku po kryhen punimet.