Ëmbëlsira tradicionale e festës së Ditës së Verës, ballokumja, ka nisur të tregtohet nëpër rrugët e qytetit të Elbasanit, ndonëse na ndajnë edhe më shume se 3 javë nga festa pagane. Prej më shumë se një muaji tashmë, rrugët e Elbasanit janë mbushur me ambulantë që tregtojnë ballokumen jashtë çdo standardi, mes pluhurit dhe ndotjes.
Ëmbëlsira shitet në kushte të papërshtatshme në anë të rrugëve të qytetit, ndërsa tregtarët jashtë kamerave e pranojnë situatën, por ngrenë shqetësimin se shitja ka rënë ndjeshëm.
Ndonëse duan edhe më shumë se 3 javë nga festa pagane e Ditës së Verës, tregtarët ambulantë kanë nisur të shesin ëmbëlsirën tradicionale të ballokumes. Në unazën lindore të qytetit ballokumet shiten në anë të rrugës, në mes të pluhurit dhe pa asnjë lloj mbrojtje nga faktorët atmosferike.