Drejtoria e Kujdesit shëndetësor parësor në Elbasan bën me dije së nga sot ka filluar proçesi I vaksinimit masiv të popullatës.
Sipas drejtorit të këtij institucioni ,Xhevahir Budani për qarkun e Elbasanit janë caktuar 11 mijë doza nga të cilat 8 mijë do të aplikohen vetëm për bashkinë e Elbasanit ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në bashkitë e tjera të qarkut.
Vaksinimi do të kryhet në të gjitha qëndrat shëndetësore sipas planifikimit të bërë nga mjeku I familjes për grupmoshat nga 50 deri në 90-vjeç. Pavarësisht thirrjeve të mëparshme dhe sigurisë së vaksinave shumë qytetarë ende hezitojnë që ta marrin edhe pse janë në kategoritë përfituese.
Elbasani Flash