Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.
Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga intervale të gjata me diell, ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta në të gjithë zonën malore lindore, duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët.
Gjatë natës vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit.