Finalja e parë në histori, Argjentinë-Francë premton spektakël. Njihuni me precedentët

0
95

Për herë të parë në histori, Argjentina dhe Franca përballen në një finale Botërori. Pavarësisht se bëhet fjalë për dy “big” të futbollit, Argjentina dhe Franca janë përballur vetëm tre herë ndërmjet tyre në këtë turne.

Shifrat flasin në favor të Argjentinës, pasi kanë fituar dy përballje dhe humbur një. Dy herë Argjentina i ka fituar ndeshje në fazën e grupeve, por Franca 4 vite më parë i dërgoi në shtëpi duke i mposhtur në 1/8.

Kjo sfidë rezultoi një përballje fantastike, 7 gola të shënuar, në fund festuan “gjelat” pas fitores 4-3. Kylian Mbappe ishte një nga protagonistët kryesor të kësaj sfide duke realizuar një “dopietë” golash. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Griezmann e Pavard, të tre janë pjesë e Francës edhe në këtë finale. Dy ekipet janë përballur dy herë edhe në sfidat miqësore, të dyja të fituara nga Argjentina.

Dy ditë përpara finales së madhe, kjo shihet si një sfidë mes të barabartës, madje edhe nga kompanitë e basteve teksa një sukses i mundshëm i dy ekipeve kuotohet me të njëjtin koeficient 2,80.

(BalkanWeb)