Finalja me Ukrainën, Sylvinho: Po përgatitemi për të fituar

0
23

Ndeshja me Ukrainën do të jetë si një finale për vendin e parë! Kështu janë shprehur trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Ardjan Ismajli në konferencën zyrtare për shtyp. Edhe pse nuk është vetëm në dorën e tyre për ta mbyllur grupin në krye, kuqezinjtë treguan se do të bëjnë maksimumin deri në ndeshjen e fundit.

Tekniku brazilian tha se në futboll mund të ndodh çdo gjë, për sa kohë matematika ia lejon. “E kemi thënë para tre muajsh që është i vetmi grup që mund të ndodhë çdo gjë. Por ne përgatitim ndeshjen për të fituar, me gjithë respektin për Ukrainën, është teknikisht shumë e fortë. Ne jemi në shtëpi, luajmë me njerëzit tanë. Ne kemi mundësi që nëse fitojmë, ndoshta marrim vendin e parë. Por e përgatitim për të fituar, askush nuk e përgatit për të barazuar. Ky është një nga grupet më të balancuar në Nations League. Do të kërkojmë të fitojmë, luajmë përpara publikut tonë. Teknikisht kemi shanse për të qenë të parët dhe do të japim maksimumin tonë duke respektuar maksimalisht kundërshtarin. Është ndeshje e hapur që i ka të 3 rezultatet”, tha trajneri kuqezi.

Edhe Ardjan Ismajli ndonëse vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, tregoi se kuqezinjtë janë përgatitur vetëm për marrë 3 pikë. “Kundërshtar të lehtë nuk ka, sidomos në Serinë A të gjithë sulmuesit janë fizikë, të fortë, të shpejtë. E dimë kualitetin e Dobvik, por nuk është se kemi frikë. Në ndeshjet e fundit kemi bërë mirë, jashtëzakonisht mirë mbrojtja. Do analizojmë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën. Duhet të bëjmë gola, kështu është futbolli. Kemi mbrojtur mirë, por kemi pasur ngërç në sulm. Çunat nesër do të bëjnë maksimumin dhe do të shënojnë. Është ndeshja më e rëndësishme e grupit. Jam i bindur që nesër do të shënojnë sulmuesit dhe do të bëjnë më të mirën për fansat dhe ishalla kapim vendin e parë”, tha kapiteni.

Aktualisht Shqipëria është në vendin e tretë me 7 pikë, po as sa Gjerogjia e vendit të dytë dhe 1 pikë larg Republikës Ceke kryesuese ndërsa Ukraina aktualisht është në vendin e fundit me 5 pikë. (A2