Financues dhe përfitues nga shitja e drogës, zbulohet roli që kishte djali i Erzen Breçani në trafikun e kokainës

0
311

Zbardhen pjesë të përgjimeve që goditën grupin e strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës.

Isamil Zeneli ishte pritës i lëndës narkotike, financues dhe personi përgjegjës për nxjerrjen e lëndës narkotike nga Porti. Artan Sulejmani bashkëpunëtor i Ismail Zenelit, bashkëposedues i 20kg kokainë, sipas Reporttv.

Eralbi Breçani dhe Besmir Murati financues si dhe përfitues nga aktiviteti i paligjshëm. Këta persona nuk kanë bashkëpunuar rastësisht, por nderveprojnë në të paktën dy raste me njëri tjetrin për kryerjen e veprave penale.