Fituan kupën e Afrikës, ja çfarë shpërblimi caktoi presidenti i Senegalit për lojtarët e ekipit

0
138

Pas fitimit të Kupës së Afrikës, vjen dhe shpërblimi për futbollistët e Senegalit. Ata do përfitojnë nga 70 mijë euro secili dhe do t’u dhurohet edhe tokë në qytetet e Dakarit dhe Diamniadios. Sadio Manesë me shokë iu rezervua një pritje heronjsh në Senegal pas medaljes së artë të fituar në Kamerun, ku mundën Egjiptin në finale me penallti. Mijëra tifozë zbritën në rrugë për të përshëndetur kampionët e tyre.

Dhe tani presidenti i vendit ka vendosur që t’i shpërblejë heronjtë për suksesin e parë të vendit në Kupën e Afrikës. “Futbollistët dhe stafi teknik do të përfitojnë secili 50 milionë franga afrikane, 200 m2 parcelë toke në Dakar dhe një parcelë 500 m2 në Diamniadio”, thuhej në profilin zyrtar të presidentit në “Twitter”.