Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar këngëtaren kosovare, Fjolla Morina pasi tentoi të hynte në Shqiperi me armë zjarri.
Pistoleta I është gjetur këngëtares në çantën e dorës ndërsa gjatë kontrollit të makinës u gjet dhe një pistoletë në dukje si lodër çakmak.
U kontrollua mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Ora News mëson se këngëtarja e ndalur është, Fjolla Morina.
“Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak” informoi policia e Kukesit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.