Flamur Noka del nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet e bëra përgjatë fushatës, “task-forca” e ngritur vdiq pa u aktivizuar

0
2

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lënë ambientet e SPAK, aty ku dhe u paraqit paraditen e kësaj të premte.

Për gazetarët, të cilët ishin duke e pritur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, demokrati ka pohuar se prezenca e tij pranë strukturës së posaçme ka ardhur lidhur me denoncimet që janë bërë përgjatë fushatës elektorale.

Sipas Nokës, SPAK ka mbyllur sytë para padrejtësive dhe vjedhjeve të bëra përgjatë fushatës dhe pas saj.

“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar Akoma. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke I bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektotal më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, tha ai.