Kryeministri Edi Rama tha sot se prej 10 korrikut 2020 ka hyrë në fuqi për herë të parë në Shqipëri një ligj “Për aktivitetet detare” i cili i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë të re e të vjetër jo e jo, industrisë së detit.
“Ligji bën të zbatueshëm, vizionin dhe ambicien për ta shndërruar flamurin shqiptar përmes mjeteve lundruese, në “pasaportën” e re të marketimit të Shqipërisë si destinacion turistik, bregdetin tonë në një destinacion të ri mesdhetar të anijeve turistike të të gjitha dimensioneve dhe vijën tonë bregdetare në një zonë konkururse për portet e marinat turistike”, shprehet Rama.
Po ashtu, Rama shton se “më shumë turizëm, më shumë të ardhura në ekonomi, më shumë punësim, më shumë emër për Shqipërinë e bukur në Europë e në botë”. /atsh