11 C
Elbasan

“Kush është kryetari i PD-së Basha apo Meta?”, Balla fajëson opozitën për vrasjen në Elbasan: Mos bini pre e provokimeve, PD ka vrarë për pushtet

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste  për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Belshit, ku mbylli dhe fushatën zgjedhore në këtë qytet

Në fjalën e tij Balla përmendi edhe ngjarjen e rëndë që tronditi Elbasanin ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Balla u shpreh se kjo është një ngjarje që është skenuar nga Partia Demokratike dhe Ilir Meta, të cilët, sipas Ballës janë të gatshëm që për pushtet edhe të vrasin.

“Kam një pyetje për të gjithë demokratët: Kush është kryetari i PD, Lulzim Basha apo Ilir Meta? Lulzim Basha apo Sali Berisha? Unë do të thoja që Luli njëher nuk është, kjo është e sigurt. Se është Saliu, apo është Ilir Meta, kjo është një çështje tjetër.

Në Elbasan ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, që ka ka për skenar, për autor, për iniciues, PD dhe Ilir Metën, të cilët për pushtet janë të gatshëm edhe të vrasin. Prandaj çdo qytetar i Belshit, i Elbasanit dhe i gjithë Shqipërisë duhet të kuptojë që ne kemi nevojë për një proces demokratik zgjedhor të qetë. Ne nuk duhet të biem pre e provokimeve.

Thirrja ime për të gjithë socialistët, për të gjithë qytetarët e ndershëm te këtij vendi: Mos bini pre e provokimeve të ulëta, PD në gjithë këto 30 vite është identifikuar me dhunën, ka vrarë për të mbajtur pushtetin. Pjesë e këtij skenari dhune është bërë pjesë edhe i ashtuquajturi President i Republikës, i cili nuk resht në asnjë moment për të prodhuar, për të apeluar për skenare dhune.”, tha Balla.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, përfshirë këtu edhe demokratët, pasi vota për PS, sipas tij, i bën nder edhe Partisë Demokratike.

“Prandaj thirrja ime për të gjithë votuesit është: Ju lutem, mos u provokoni, shkoni në 25 prill herët në mëngjes votoni për PS, votoni për Edi Ramën. Këtu në Belsh ne nuk mund t’i lëmë përgjysëm këto projekte të mëdha. Ne nuk mund të pranojmë dhunën si alternativë, ne duam punësim, ne duam ekonomi të fortë, ne duam shërbim shëndetësor të mirë, ne duam të çojmë në fund procesin e legalizimeve dhe unë dua t’i them çdo banori të Belshit që unë si Taulant bashkë me PS, angazhohem që çdo familje në Belsh brenda vitit tonë të parë të mandatit të ri të përfundojmë të gjithë procesin e legalizimeve në gjithë Dumrenë.

Sepse e vërteta është që ajo që kemi bërë ne me legalizimet, është një histori suksesi, jo vetëm në Elbasan, por në gjithë Shqipërinë. Ne bëmë plot 230 mijë legalizime në 7 vite e gjysmë. Ne do të vazhdojmë të investojmë për procesin e urbanizimit të qytetit të Belshit.

Teksa mbyllim këtë fushatë zgjedhore e bëhemi gati që më 25 prill të presim verdiktin e sovranit popull, meraku im i vetëm është ju lutem. Ky proces votimi kërkon shumë kujdes. Mos ju ndani 12-tës sepse Belshit i duhet ky mandat. Edhe demokratët i ftoj të distancohen nga lidershipi i tyre se u bën mirë dhe tyre, të votojnë 12-tën se u bën mirë për partinë e tyre.”, theksoi Balla.

Lajme të tjera

Tentativa e vjedhjes i merr jetën shqiptarit në Itali/ 46-vjeçari rrëzohet nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra

Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej...

Aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë

Një aksident ka ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres. Peleshi cakton të hënën datën

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Burime për News24,...

“Nuk mundem më” – Çfarë ndodhi me Kristin? Ai del nga muri, banorët tentojnë…

Big brother eleminon Kristin Një ngjarje e papritur ka ndodhur sërish me Kristin, i cili ka dalë nga muri. Në momentin që Selin e pa...

Dinamika/ U vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares: E bëra sepse…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në hotel Gjuta në Tiranë. Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, është vetëplagosur me armë zjarri në dhomën...

Morën fshehur makinën e prindërve dhe u aksidentuan, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Greqi, dy të tjerë të plagosur

Eljon Metaj, 16 vjeç, është shqiptari që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi. Metaj ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën...