Flasin ekspertët dhe japin përgjigje nëse Covid-19 mund të merret ndërmjet produkteve ushqimore

0
242

Ekspertët e shëndetit thonë se nuk ka asnjë provë që koronavirusi mund të transmetohet përmes ushqimit.

Coronavirus: Can you get infected through food? - Food Analysis

Autoritetet kineze thanë këtë javë se një mostër nga një krah pule e ngrirë e importuar nga Brazili ishte testuar pozitive për koronavirus.

Por rezultatet e provëzës së krahëve të pulës mund të kenë pasur kontakt njerëzor dhe më pas rezultatet kanë dalë negative, ndërkohë që gjurmimi është duke u zhvilluar për produkte nga e njëjta markë që tashmë janë shitur.

COVID-19 | CODEXALIMENTARIUS FAO-WHO

Ndërkohë, një ekspert tha që testet e pulës mund të kenë zbuluar materiale gjenetike nga koronavirusi i vdekur, i cili mund të shkaktojë rezultate pozitive false.

Mjekët dhe ekspertët e shëndetit kanë thënë vazhdimisht se koronavirusi nuk ka gjasa të transmetohet nga ushqimi.

Dr. Ian Williams, nga Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili heton sëmundjet e lindura nga ushqimi dhe uji, tha më parë se nuk kishte asnjë provë që Covid-19 është “gjendur në ushqim.”

Coronavirus: What foods nutritionists would stockpile for ...

Covid-19 është përhapur kryesisht përmes pikave të frymëmarrjes kur një person i infektuar kollitet, teshtitjet ose gjatë bisedave kur ndodhen brenda 3 metrave, sipas CDC.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e ShBA’së dhe Departamenti i Bujqësisë i SHBA, tha në një deklaratë të përbashkët në qershor se nuk ka asnjë provë që njerëzit mund të kontraktojnë virusin nga paketimi i ushqimit