Flet 33-vjeçari grek që vrau shqiptarin në Mykonos

0
86

Athanasios Nazos 33-vjeçari grek që vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova pas një debati që patën në një lokal në Mykonos. Greku vrau shqiptarin pas një debati që patën në një lokal, ku dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një vajzë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur autori i ngjarjes.

Ai është shprehur se kishte qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja dhe se në një moment është konfuzuar dhe ka shkrepur armën i ndikuar nga alkooli dhe se nuk donte ta vriste shqiptarin.

“Shqiptari e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u grindur. Nën efektin e pijes gjërat morën një kthesë të pakëndshme, tha një mik i autorit. Persona të afërm nga ambienti i autorit 33-vjeçar, pohojnë me siguri se ky nuk është krim pasioni. Në këtë kuadër do të zhvendoset edhe linja mbrojtëse që viktima do të ndjekë nëpërmjet avokates së tij, Elena Karigiannis, kur të vijë koha për të kërkuar falje.