Florian Marku flet pas fitores magjike: Në momentin kur i vendos dorezat është…

0
209

Florian Markut i janë dashur vetëm 1 minutë e 45 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muemba në ring, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2-vjeçare.

Pas ndeshjes boksieri shqiptar ka thënë se dorezat e tij janë si dinamit në momentin që futet në ring, madje nuk ka nguruar të kërkoj duel njërit nga boksierëve më të mirë britanik të kësaj kategorie, Conor Benn.

“Kjo është jeta ime. Ky nuk është hobi, kjo për mua është mbijetesë. E jap tërë jetën për këtë. Nuk kam asgjë personale me kundërshtarin. Në momentin që i ve këto doreza është si të montoj dinamitin. Prisja që kundërshtari të binte në tokë në momentin që ta godas mirë”, tha Marku pas ndeshjes.

© SYRI.net