Fluks automjetesh në Kapshticë, pala greke probleme me sistemin e ri

0
2

Në pikën kufitare të Kapshticës po regjistrohet një fluks i shtuar i automjeteve, pasi dhjetra drejtues po udhëtojnë drejt Greqisë.

Sipas informacioneve, pala shqiptare po operon me tre sportele në dalje, ndërsa pala greke funksionon me sistemin e ri, i cili herë pas here përballet me probleme, gjë që ka shkaktuar vonesa dhe radhë.

Automjetet po presin në radhë për të kaluar kufirin. Nga ana tjetër, pala shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të marrë masa që të shmanget pritja e gjatë dhe të ulet fluksi i qarkullimit.