FLUTURA E BUSHIT DËMTON MASIVIN PYJOR NË LIBRAZHD

0
171

Flutura kineze ose e njohur ndryshe si flutura e Bushit është duke dëmtuar pyjet në shumë fshatra të Librazhdit . Në Shqipëri është shfaqur vitet e fundit por këtë vit ajo ka pushtuar vendin sidomos në zonën  e Librazhdit duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje. Banorët e fshatrave të prekur thonë se flutura ka dëmtuar edhe prodhimet sezonale si qershitë apo manat. Ata kërkojnë që të merren masa menjëherë në mënyrë që dëmtimet në bujqësi të mos jenë më të mëdha edhe për kulturat e tjera.

Edhe për institucionet kjo flutur është kthyer në një shqetësim serioz të cilin nuk mund ta menaxhojnë me fondet e tyre ndaj I kërkojnë ministrisë që të nderhyjë dhe të marrë masat.

Edhe për specialistët e bujqësisë agresiviteti I kësaj fluture është shumë problematik dhe ndëhyrja është shumë e nevojshme edhe pse tashmë është shumë vonë për ta luftuar.

Kjo flutur shkakton tharjen e plotë të bushit pasi ka aftësi të bëjë mbi 300 vezë ose larva. Ajo ka aftësi të fluturojë deri në 15 km dhe ka një shumim tepër agresiv, ndërsa trupin e ka më të fuqishëm në krahasim me çdo flutur tjetër.