FNSH dhe RENEA nisen drejt Lezhës pas vrasjes së Nikolin Lekstakajt.
Vrasja e e cila ka ndodhur pak më parë në Balldre të Lezhës, ka alarmuar publikun mbarë.
Autorët ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri plumbash, drejt 42-vjeçarit, pasi ai ka dalë nga një market 300 metra larg banesës së tij.
Disa persona janë shoqëruar në polici, sakaq dyshohet për një gjakmarrje. Deklaratë që e ka bërë Alfred Elezi, Drejtori i Policisë vendore të Lezhës.
Fisi Lekstakaj, ka qenë në një hasmëri, me fisin Nikulaj. Kujtojmë vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill në lokalin e tij, një vrasje e cila u shoqërua me tepër dyshime.
Pika të ndryshme kontrolli janë ngritur përqark zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Mësohet se në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur kamera, gjë që e bën dhe më të vështirë, një identifikim të mjetit apo autorëve.