FNSH “rrethon” Elbasanin, kontrolle të imtësishme për personat problematikë

0
1190

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “rrethuar” qytetin e Elbasanit. Ata kanë ushtruar kontrolle të imtësishme gjatë orëve të vona të natës.

Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksionit ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim dhe verifikim personave të tjerë, të cilët dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale. Aktualisht nuk ka ende një bilanc në lidhje me këtë aksion.