Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe banesa. A2 CNN raporton se këtë të enjte ka patur kontrolle në banesa ku ka patur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë.
Ndërkohë që kontrollet janë kryer në vendbanimi ku ka patur edhe informacion edhe nga shtetet fqinje që mund të jenë të strehuar persona në kërkim me rrezikshmëri kriminale.
Këtë mbrëmje aksionet e kontrollit nga FNSH po zhvillohen në segmentet kryesore rrugore. Në fokus të këtyre kontrolleve janë automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj ku dyshohet se mund të fshihen personat në kërkim. (A2 Televizion)


