“Foltorja” vijon me dhunën/ Policia dhe hetues të BKH në sallën e Kuvendit, mbledhin prova pas tensionit të sotëm

0
133

“Foltorja” vijon me aksionin e saj në Parlament, për të mos lejuar zhvillimin e seancave plenare normale.

Ditën e sotme,  ata morën karriget e deputetëve të mazhorancës dhe i hodhën në mes të Kuvendit, ndërsa gjatë seancës, deputeti Ervin Salianji ndezi tymuese, e të tjerët i binin tavolinave.

Pas këtyre tensioneve në ambientet e Kuvendit ka pasur një prezencë të shtuar të policisë dhe po ashtu agjentë të BKH, për të kqyrur ambientet e brendshme. Prezent ka qenë edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj./abcnews.al